Loading…

Eksperët për aksidentin në Bullgari: Drejtuesi e ka humbur orientimin për shkak të infrastrukturës

  • 25/11/2021 | 08:25

Eksperët për aksidentin në Bullgari: Drejtuesi e ka humbur orientimin për shkak të infrastrukturës

Shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia veriore të martën mbrëma, ku humbën jetën 45 persona, ka shumë të ngjarë të jetë humbja e orientimit hapësinor të ngasësit për shkak të gjendjes infrastrukturore, duke përfshirë rrugën, tabelat dhe shenjat.


Në këtë mendim kanë dalë ekspertët nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev.

Mbrëmë ata kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar, shkruan Dnevnik.bg, transmeton Klankosova.tv.

Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur, megjithatë Georgiev tha se gjendja e shenjave është e keqe.

Ekspertët vlerësojnë se ky është një version funksional, por mund të ketë arsye të tjera.

Shkelje e rregullores është edhe udhëtimi me fëmijë gjatë natës dhe transporti i mundshëm i lëndëve të ndezshme.

Tutje, Krassimir Georgiev gjithashtu theksoi se menjëherë pas aksidentit dy autobusët e tjerë të kolonës u nisën me shpejtësi të plotë drejt kufirit dhe duhej të ndaloheshin e të kontrolloheshin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë