Loading…

Ekspertët: Burrat tradhtojnë kur u mungon seksi, gratë kur s’kanë vëmendje dhe partneri nuk i jep emocione

  • 14/08/2022 | 13:18

Ekspertët: Burrat tradhtojnë kur u mungon seksi, gratë kur s’kanë vëmendje dhe partneri nuk i jep emocione

Kur i japim besimin tonë dikujt dhe ai na tradhton, zhgënjimi dhe vuajtja është e madhe për disa e për të tjerë kalohet me sportivitet.


Ndonëse tradhtia shpesh shihet si veprim i pafalshëm, një studim sugjeron se arsyet se përse dikush tradhton mund të dallojnë në bazë të gjinisë.

Njerëzit mund të kenë 100 arsye përse zgjedhin të tradhtojnë, teksa një anketim i cili ka përfshirë 2.000 amerikanë dhe evropianë, ka zbuluar se arsyet prapa tradhtisë te meshkujt dhe femrat janë krejtësisht ndryshe nga ato që mendojnë disa.

Arsyet se përse gratë tradhtojnë kanë qenë të ngjashme mes tyre, duke thënë se djali me të cilin e kanë tradhtuar partnerin ka qenë gjithmonë aty për to, dhe se gjithmonë kanë pasur dyshime për lidhjen e dashurisë.

Në momentin që janë pyetur se përse tradhtojnë, nga 2.000 personat që janë përfshirë në anketim, femrat amerikane dhe ato evropiane e kanë pasur përgjigjen e njëjtë: Ndiheshin se partneri nuk po u kushton vëmendje mjaftueshëm!

Kur kjo pyetje u është bërë meshkujve, përgjigjet e tyre kanë qenë më ndryshe.

Burrat evropianë dhe amerikanë kishin thënë se e kishin tradhtuar partneren për shkak se dikush tjetër kishte qenë shumë atraktive/joshëse, ndërsa kanë theksuar mungesën e seksit të mjaftueshëm në lidhje.

Sipas ekspertëve gratë kanë më shumë vetëkontroll sesa meshkujt.

Pas anketimit u arrit në përfundimin se meshkujt janë më të përqendruar në aktin e tradhtisë fizike, ndërsa femrat tradhtojnë emocionalisht!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë