Loading…

Ekspertët e procesit të integrimeve: Kosova duhet të lobojë për liberalizimin e vizave

  • 10/10/2021 | 07:56

Ekspertët e procesit të integrimeve: Kosova duhet të lobojë për liberalizimin e vizave

Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por një gjë e tillë nuk po ndodhë. Njohësit e çështjeve politike këtë po e konsiderojnë të padrejtë.


Megjithatë ata thonë se duhet të vazhdohet me dialog dhe lobim tek shtetet anëtare të BE-së.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku, po i sheh vendet anëtare të BE-së faktorin kryesor për mos liberalizimin e vizave, e jo Kosovën, apo mos plotësimin e kritereve.

“Çështja e liberalizimit të vizave është tërësisht kontekst i funksionimit të Bashkimit Evropian. E, që në këtë rast tregon fragjilitetin e saj në kuptimin e vendim marrjes politike në BE. Kosova, sa i përket kritereve, siç quhen teknokratike i ka plotësuar të gjitha kriteret. Këtë nuk po e themi ne por e ka thënë një organ i BE-së, që është Komisioni Evropian, që është organi kompetent ta vlerësojë një shtet nëse i ka përmbushur ato kritere, ose jo”, tha Mazreku.

Ndryshe, Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë