Loading…

Ekspertët e sigurisë: ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ një sajim, presioni mbi Kushtetuesen nga Kurti

  • 23/05/2020 | 10:24

Ekspertët e sigurisë: ‘Garda Vullnetare Shqiptare’ një sajim, presioni mbi Kushtetuesen nga Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditë më parë bëri publike një e-mail kërcënues ndaj tij të ardhur nga një organizatë e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, e kjo po quhet si një sajim dhe presion i pastër mbi Gjykatën Kushtetuese, shkruan Gazeta Metro.


Njohësit e çështjeve të sigurisë, thonë se një organizatë e tillë deri më tani ka qenë e panjohur dhe se tani kohën e fundit ngritja e çështjeve të kërcënimeve po bëhet më shumë nga politikanët për të tërhequr vëmendjen.

Drizan Shala, thotë për Kosovapress se kjo organizatë është inekzistente dhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti, po i shfrytëzon për poenë politikë në këtë kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim për dekretin e Presidentit për mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

“Sa i përket kërcënimit drejtuar kryeministrit në fjalë, kjo email e dërguar me 17 maj e publikuar me 19 maj, në vete po len të kuptohet që ka një mjegull sa i përket kësaj e-maili, sepse edhe organet e rendit janë veç se duke bërë hetime, ndërsa bazuar në deklarimet e Presidentit, që kjo organizatë është inekzistente, po më len të dyshoj që kjo është bërë për motive politike, për të orientuar dhe disorientuar mendimin dhe opinionin e qytetarëve sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të merret në formimin apo jo formimin e qeverisë Hoti”, thotë Shala.

Njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerëson se një presion i tillë nga partitë politike dhe politikanët në përgjithësi është e dëmshme për demokracinë në vend.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese është bërë si vend arene ku të “fortit” po bëjnë gara se kush është më i fuqishëm.

“Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur dhe ai duhet të gjykojë sipas asaj që janë në dispozitat kushtetuese por edhe interpretimet çfarë janë dërguar, materialet por edhe praktikave, jo të bie në ndikim të presioneve të ndryshme të them. Megjithëse unë e di që ajo nuk është, mirëpo mjafton që në opinion po rrjedh ajo po krijohet bindja kush është më i fortë politikisht po bën presion më të madh, ajo është fatkeqësi që tregon për një demokraci të brishtë tonën. Për arsye se Gjykata është e pavarur në vendime dhe ashtu duhet të jetë, presim më shpejt që ky vendim të vie dhe mendoj që çdo ndikim apo presion ndaj Gjykatës është i dënueshëm dhe ata duhet ta paraqesin nëse eventualisht ka”, thotë Ibishi.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë