Loading…
Ekspertët gjermanë fillojnë punën në QKUK: Shoqërohet nga ministri i Shëndetësisë, Ismaili
  • 16/05/2019 | 19:20

Ekspertët gjermanë fillojnë punën në QKUK: Shoqërohet nga ministri i Shëndetësisë, Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot bashkë me ekspertët e kompanisë gjermane ICME kanë vizituar QKUK’në, me të cilët ka nënshkruar edhe kontratë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo vizitë vjen pas kontratës që Ministria e Shëndetësisë e nënshkroi dje me një nga kompanitë lidere në botë në menaxhim spitalor.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit, sipas përvojave ndërkombëtare.

Me këtë vizitë nis edhe zyrtarisht puna në terren e kësaj kompanie, e cila, brenda gjashtë muajve, do t’i ndihmojë spitalet kosovare që të zhvillojnë një koncept funksional mjekësor, që është çelësi i një strukture të suksesshme shëndetësore.

Ekspertët gjermanë me përvojën e tyre do ta ndihmojnë sistemin shëndetësor të Kosovës në forcimin e kapaciteteve në financimin shëndetësor, menaxhimin financiar, menaxhimin e burimeve njerëzore, menaxhimin informativ dhe menaxhimin e pajisjeve dhe inventarit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë