Loading…

Ekspertët: Kurrë mos e lini veturën në rezervë

  • 15/03/2019 | 22:30

Ekspertët: Kurrë mos e lini veturën në rezervë

Sa më gjatë që ke veturë, aq më shumë përvojë dhe zakone të vozitjes ke. Për fat të keq, jo të gjitha këto zakone janë të mira. Për më tepër, sa më me përvojë që bëhesh, aq më e vështirë është t’i lësh ato zakone, transmeton Gazeta Metro.


Ne kemi vendosur sot t’ju tregojmë dy këshilla të ekspertëve të automekanikes, që ju ndihmojnë mos ta dëmtoni veturën tuaj gjatë vozitjes dhe t’i ndryshoni shprehitë.

Ta mbushni me karburant vetëm kur bie në rezervë

Kur vetura nuk është e ndezur, mbeturinat mekanike akumulohen në rezervuar dhe formohen kështu sedimente në fund të tij. Mbeturinat më pas hyjnë në pompën e karburantit dhe filterat, duke shkaktuar dëm.

Gjatë muajve të dimrit, lëreni gjithmonë rezervuarin të paktën gjysmë të mbushur, për të evituar formimin e sasive të mëdha të kondensimit.

Kur është ftohtë dhe me ngrica, prezenca e ujit në rezervuar mund të çojë në deformim të tij dhe probleme të tjera.

Frenimi i shpeshtë

“Mbani distancën dhe përshtatuni me trafikun në rrugë”. Kjo është ajo çfarë na mësojnë instruktorët dhe librat e autoshkollës. Por, nëse frenoni shpesh, ju mund t’i dëmtoni pllakat e frenimit dhe më pas ato dëmtojnë diskat. Për të shmangur dëmtimin e diskut, mos harroni t’i ndërroni pllakat e frenimit dhe të kujdeseni për vajin e tyre./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë