Loading…

Ekspertët sugjerojnë të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’i ikur koronavirusit

  • 23/05/2020 | 18:18

Ekspertët sugjerojnë të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’i ikur koronavirusit

Ekspertët nga Mbretëria e Bashkuar thonë se është e preferuar të pastrohen duart gjashtë herë në ditë, për t’u ruajtur nga koronavirusi.


Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ka qenë këshilla që në fazat e hershme të këtij virusi, dhe një studim i ri thotë se larja e duarve deri 10 herë në ditë e bënë më të vështirë infektimin nga koronavirusi.

Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga viti 2006-2009, mbi viruset shumë të ngjashëm me llojin që po qarkullon në ditët e sotme.

Kështu u zbulua se 1,663 pjesëmarrës kishin shumë më pak gjasa të infektoheshin nëse do të pastronin duart së paku gjashtë herë në ditë.

Koronavirusët janë një familje e viruseve që zakonisht shkaktojnë sëmundje të butë, siç është ftohja e zakonshme, ndërsa të gjitha ato përfshirë edhe këtë të fundit, mund të vriten nga sapuni dhe uji.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë