Loading…

Ekspertët tregojnë se çfarë i shtyn njerëzit drejt tradhtisë

  • 14/07/2019 | 10:02

Ekspertët tregojnë se çfarë i shtyn njerëzit drejt tradhtisë

Nëse ju kanë tradhtuar ndonjëherë, e dini ndjesinë dhe thyerjen e zemrës që shkakton kjo gjë. Edhe të famshmit, duke filluar nga Siena Miller e deri te Taylor Swift, kanë folur rreth eksperiencave të tyre të tradhtisë dhe kanë treguar si kanë reaguar kur kanë zbuluar tradhtinë e partnerëve.


Por pse tradhtojnë njerëzit?

Pse nuk i japin fund lidhjes nëse nuk janë të lumtur? Çfarë i bënë njerëzit të shkojnë drejt kësaj zgjedhjeje? Këto janë disa pyetje për të cilat nuk ka një përgjigje ekzakte, pasi ka arsye të ndryshme që i shtyjnë njerëzit drejt tradhtisë.

Shumë studime u janë dedikuar gjetjes së këtyre “pse-ve”, por një studim i ri ka hedhur më shumë dritë rreth arsyeve pse njerëzit tradhtojnë. Sipas këtij studimi të publikuar në “The Journal of Sex Research”, arsyeja numër një është mungesa e dashurisë.

Në studim u anketuan 495 të rritur për të mësuar arsyet e tradhtisë. 70% e të anketuarëve pranuan se arsyeja kryesore ishte se u ndjenë të lënë pas dore në marrëdhënien e tyre; seksualisht, emocionalisht ose të dyja bashkë, shkruan revistaclass. Ndërsa një artikull në Women’s Health zbuloi se gratë që kanë tradhtuar vepruan në mënyrë impulsive pasi u ndjenë të injoruara dhe të padashura.

Ndërsa, Eva Longoria ka një këshillë të mrekullueshme për këdo që është ndjerë i/e lënduar nga tradhtia e partnerit.

“Nuk kishte të bënte me kë kishte zgjedhur ai. Unë kisha momente që mendoja ‘Okay, unë nuk jam mjftueshëm sexy? Nuk jam mjaftueshëm e bukur? Nuk jam mjaftueshëm e zgjuar?’ Pastaj menjëherë i ndaloja këto mendime ‘Jo, jo, jo …mos fillo me këto!’ Sepse ngecesh në atë cikël dhe mund ta përfshish edhe në gjëra të tjera”, është shprehur aktorja e famshme.

Si përfundim, nëse nuk ndiheni të lumtur në marrdhënien tuaj, flisni me partnerin dhe përballuni me situatën si të rritur që jeni.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë