Loading…

Eksperti amerikan godet Kurtin për çështjen e ambasadës: Po bën një gabim të madh duke respektuar Erdoganin

  • 03/03/2021 | 09:40

Eksperti amerikan godet Kurtin për çështjen e ambasadës: Po bën një gabim të madh duke respektuar Erdoganin

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka thënë se Albin Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin, shkruan Gazeta Metro.


Ben Meir me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar për çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe thirrjet e presidentit turk, Erdogan ndaj Kurtit për shqyrtimin e këtij vendimi.

Ai ka thënë se Kurti po bën një gabim shumë të madh duke lavdëruar Erdoganin, të cilin ai e quan një diktator të pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë agjendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin.

Madje, Ben Meir ka thënë se t’i premtosh Turqisë se do ta konsiderosh vendimin për vendin e ambasadës në Jeruzalem, është një mesazh i qartë se ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike, dhe ky sipas tij është hap i gabuar.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij në shqip dhe anglisht. /gazetametro.net

Albin Kurti po bën një gabim të madh duke respektuar #Erdoganin, një diktator i pamëshirshëm që është i vendosur të përhapë axhendën e tij islamike në të gjithë Ballkanin. Premtimi ndaj Turqisë se “vendi ku do të vendoset ambasada e Kosovës në # Izrael duhet të konsiderohet” është një mesazh i qartë ku qëndron Kurti kur bëhet fjalë për strategjinë gjeopolitike – ky është një hap i gabuar. Në vend të kësaj, Kurti duhet të kërkojë një hetim mbi kontratat e dyshimta që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nënshkroi, të cilat i dhanë Erdoganit kontrollin mbi pasuritë kryesore të shtetit. Nëse Kurti me të vërtetë dëshiron të luftojë korrupsionin, ky është shansi i tij për të filluar.

Albin Kurti is making a big mistake praising #Erdogan, a ruthless dictator who is bent on spreading his Islamic agenda…

Posted by Alon Ben-Meir on E martë, 2 Mars 2021

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë