Loading…

Eksperti amerikan: ‘Non-papers’ i konvenojnë më shumë Serbisë sesa Kosovës

  • 01/05/2021 | 16:57

Eksperti amerikan: ‘Non-papers’ i konvenojnë më shumë Serbisë sesa Kosovës

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor dhe profesori amerikan, Daniel Serwer po pretendon se dokumenti jozyrtar, i ashtuquajturi ‘non-paper’ është më shumë në interes të Beogrdit sesa të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Kështu shkruan ‘politika.rs’, referuar artikullit të Serwer që sje e publikoi në Blogun e tij, duke shtuar se Aleksandër Vucic kishte të drejtë kur tha se po ofronte ‘më shumë se plani i Ahtisaarit’.

Në këtë artikull thuhet se Serwer në blogun e tij tha se propozimi do ta linte Kosovën më shumë më pak sovranitet sesa ka sot, ndërsa Beogradit do t’i kërkohej shumë më pak sesa i kërkohet sot.

Ai beson se me këtë “non-paper”, Prishtina nuk do të merrte praktikisht asgjë, siç thotë ai, as njohje bilaterale nga Serbia as anëtarësim në Kombet e Bashkuara, por vetëm “premtime të paqarta për të vepruar me një shtet sovran”.

Po ashtu thuhet se Serwer njoftoi se brenda pak ditësh do të botonte një “non-paper ” të tij për Ballkanin Perëndimor në blogun e tij, i cili, siç deklaroi ai, do të ishte në përputhje me politikën zyrtare amerikane të respektimit të sovranitetit dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve të Ballkanit.

“Non-paper” u raportua si njohje e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Kohët e fundit janë publikuar dy dokumente ‘non-paper’ njëri i raportuar me burim Slloveninë dhe tjetri me burim franko-gjerman që pretendonin një zgjidhje përfundimtare për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Të dy këto ‘non-paper’ janë mohuar nga Sllovenia, Gjermania e Franca por nuk është mohuar mundësia e ekzistimit të tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë