Loading…

Eksperti i drejtësisë: Arrestimet e sotme janë në pajtim me mandatin e Speciales

  • 25/09/2020 | 18:29

Eksperti i drejtësisë: Arrestimet e sotme janë në pajtim me mandatin e Speciales

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se arrestimet sot janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Metro.


Miftaraj ka thënë gjithashtu se arrestimet sot të japin për të kuptuar se dosjet ne zyret e veteranëve të luftës kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale.

“Arrestimet sot janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale dhe mund të lidhen kryesisht me veprën penale pengim në administrimin e drejtësisë. Arrestimet sot poashtu të japin për të kuptuar se dosjet ne zyret e veteranëve të luftës kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Arrestimet sot janë në pajtim me mandatin e Gjykatës Speciale dhe mund të lidhen kryesisht me veprën penale pengim në administrimin e drejtësisë.

Arrestimet sot poashtu të japin për të kuptuar se dosjet ne zyret e veteranëve të luftës kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale.

Përndryshe Gjykata Speciale nuk ka mandat dhe juridiksion të arrestoj askënd nëse nuk lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë lidhur me rastet e Gjykatës Speciale.

Secili qytetar i Kosovës duhet të distancohet nga çdo veprim që pengon punën e kësaj gjykate.

Sikurse, është obligim I Gjykatës Speciale të sqaroj publikun lidhur me rrjedhjen e informatave konfidenciale, të dëshmoj dhe bind publikun lidhur me sigurinë fizike dhe juridike të dëshmitarëve, përfshirë integritetin e proceseve gjyqësore, dhe respektimit te të drejtave dhe lirive të personave subjekt të procedurave penale.

Gjykata Speciale nuk mundet ti ik përgjegjësisë dhe të mbyllet lidhur me procese kaq të rëndësishme për publikun.

Transparenca dhe llogaridhënia e Gjykatës Speciale duhet të jetë baza e punës dhe përformancës së saj.

Sikurse, Komisioneri për të drejtat dhe liritë e njeriut të Këshillit të Bashkimit Evropian duhet të aktivizohet dhe të kërkoj respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në këtë gjykatë, me theks të veçantë sigurinë fizike dhe juridike të dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë