Loading…

Eksperti i ekonomisë në Shqipëri: Kurti shet si nacionalizëm idetë e Serbisë së para ’90-s

  • 28/10/2019 | 23:19

Eksperti i ekonomisë në Shqipëri: Kurti shet si nacionalizëm idetë e Serbisë së para ’90-s

Eksperti i ekonomisë, Besart Kadia, ka thënë se Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet në Kosovë, duke përdorur pesimizmin në rritje në vend dhe po përdor idetë e Serbisë para viteve 90’ta, transmeton Gazeta Metro.


“Albin Kurti ka qenë i burgosur që student. Kjo bëri që të rriste nacionalizmin e tij. Në 2005-n krijoi Vetëvendosjen dhe ka përdorur pesimizmin si strategji politike”, u shpreh Kadia në Open të Top Channel.

Kadia preku edhe çështjen e ndershmërisë së Kurtit.

“Albin Kurti mund të jetë i ndershëm si individ, por s’do të thotë se Vetëvendosja do të jetë e ndershme”, shtoi ai.

Kadia tha se Kurti është duke përdorur idetë e Serbisë të para vitit 1990 dhe ato po i shet si ide nacionaliste.

“Albin Kurti është brymosur me socializmin. Ai po përdor idetë e Serbisë para viteve ‘90 dhe po i shet si nacionalizëm. Ai thotë se do i heq pasurinë oligarkëve, të pasurve dhe t’ua japë të varfërve, dhe kjo bën që të varfërit të ndihen mirë”, tha Kadia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë