Loading…

Eksperti i energjisë që iu bashkua LDK’së: Kurti nuk merr vendime nga paranojat e keqpërdorimeve

  • 26/10/2022 | 21:02

Eksperti i energjisë që iu bashkua LDK’së: Kurti nuk merr vendime nga paranojat e keqpërdorimeve

Eksperti i energjisë që iu bashkua LDK’së: Kurti nuk merr vendime nga paranojat e keqpërdorimeve
Anëtari më i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mungesë të vendimeve për sektorin e energjisë, sipas tij, për shkak të pranojave që i ka mbi mundësinë e keqpërdorimeve.


Azemi, në Pressing të T7, ka thënë se kjo qeveri nuk po merr asnjë vendim nga frika se mos gabon.

“Të thuash që asgjë nuk është bërë qe 20 vite është gabim, por të thuash që mund të bëhet më shumë, është e saktë. Secila qeveri ka pasur vendime. Qeveria e sotshme nuk ka vendime, nuk ka strategji, nuk ka plan veprimi, nuk orientohet për shkak të paranojave që i ka për keqpërdorime”, tha Azemi.

Ai ka thënë se energjia e dekarbonizuar është e ardhmja, prandaj ka sugjeruar që të mos humbet kohë në energjinë nga thëngjilli, ngase, sipas tij, nuk ka investitorë që mund do t’i fusin paratë e tyre në këtë industri.

Sipas tij, Kosova duhet të krijojë një miks burimesh të energjisë së gjelbër, për t’i plotësuar nevojat e saj.

“Asnjë vend nuk e përkrah më qymyrin. Asnjë kompani më nuk vjen më të investojë në qymyr. Duhet të orientohemi nga energjia e gjelbër dhe e ripërtëritshme, të krijohet një miks i tyre”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë