Loading…

Eksperti i komunikacionit tregon shkaqet e vdekjes së gruas pas rrëshqitjes së dheut

  • 16/06/2026 | 08:48

Eksperti i komunikacionit tregon shkaqet e vdekjes së gruas pas rrëshqitjes së dheut

Eksperti i komunikacionit, Selman Kolgeci ka folur lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi të dielën në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua, ndërsa një burrë mbeti i lënduar rëndë.


Kolgeci në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se prezenca e dheut në rrugë mund të tregojë se automjeti i aksidentuar e ka pasur shiritin e bllokuar.

“Fakti që dheu ka dalur në autorrugë, na jep të kuptojmë që e ka pasur të zënë shiritin e qarkullimit personi në fjalë, faktikisht ngasësi i automjetit në të cilin ka pësuar me fatalitet pasagjerja e tij”, tha ai.

Sipas tij, rrëshqitjet e dheut në këtë segment po përsëriten si pasojë e problemeve me sistemin e kullimit dhe ndikimit të reshjeve atmosferike, të cilat, sipas tij, ngarkojnë terrenin dhe shkaktojnë rrëshqitje drejt rrugës.

“Këto rrëshqitjes e dheut po ndodhin si pasojë e sabotimit të kanaleve të kullimit. E kemi thënë disa herë që sapo ka të reshura, ka shi, dheu ngarkohet dhe ato që janë ndërtuar për t’i rezistuar dheut, nuk kanë aftësinë t’i rezistojnë asaj mase dhe asaj peshe të dheut dhe normalisht që bijnë në autorrugë”.
Ai theksoi gjithashtu se në këtë zonë ka pasur ndërhyrje të mëhershme për largimin e dheut, por problemi, siç u shpreh ai, vazhdon të mbetet i pranishëm.

“Pra, ka pasur dhe në autorrugë, para disa ditësh është larguar një pjesë e dheut, mirëpo nuk është larguar problem që vazhdon me qenë evident në autorrugën “Ibrahim Rugova”, rrëshqitja e dheut si pasojë e sabotimit të kanaleve të kullimit”, deklaroi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë