Loading…

Eksperti i Sigurisë: Nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të VV’së, do ketë protesta e trazira

  • 23/05/2020 | 10:45

Eksperti i Sigurisë: Nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të VV’së, do ketë protesta e trazira

Paralajmërimet për rezistencë në trazira në Kosovë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendosë në favor të tyre, vetëm se po shkon e duke u rritur, shkruan Gazeta Metro.


E njohës i sigurisë, Drizan Shala, po deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të Vetëvendosjes, do të ketë protesta dhe trazira.

Një argument për këtë Shala e përmend heqjen e rrethojave të qeverisë nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Unë mendoj që nëse nuk është në favorin e qeverisë, qytetarët ose grupet e caktuara brenda Lëvizjes Vetëvendosje do të organizojnë protesta, ku kemi pas rastin në shesh një parapërgatitje për protestë. Kjo po lë të nënkuptohet që nëse vendimi nuk është në favorin e fituesve të 6 tetorit, atëherë masa do të organizohet do të mobilizohet dhe do të kemi protesta në një formë të cilën ne nuk e kemi parë deri më tani. Po çështja më kruciale është që çka do të ndodhë me perimetrat e sigurisë, ku e kemi edhe një vendim i cili është marrë nga ana e ushtruesit të ministrit të Punëve të Brendshme, me heqjen e rrethojave dhe kjo më le të kuptohet njëfarë inskenimi i mundshëm, të ndonjë sulmi apo atakimi të objektit qeveritarë apo parlamentit të Kosovës”, deklaroi Shala për Kosova Press.

Ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se është kërcënuar nga një grup që veten e quan “Garda Vullnetare Shqiptare”. Kurti ka publikuar në Facebook një komunikatë të këtij grupi.

Tutje, Kurti ka thënë se ky kërcënim nuk është ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin rreth dekretit të presidentit Thaçi lidhur me nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë