Loading…

Eksperti i sigurisë: Radojcic dhe Veselinovic janë ‘Arkanat’ e Vucicit

  • 10/12/2021 | 11:23

Eksperti i sigurisë: Radojcic dhe Veselinovic janë ‘Arkanat’ e Vucicit

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka deklaruar se Zvonko Veselinovici dhe Milan Radojcici janë ‘Arkanat’ e Vucicit, shkruan Gazeta Metro.


Musliu i ka krahasuar ata me kriminelin e luftës Zhelko Razhnjatoviq – Arkanin.

“Ashtu siç ka kryer krimineli Arkan vrasje me porosi të Millosheviqit të serbëve, shqiptarëve, kroatëve e boshnjakëve, ashtu edhe Zvonko e Milani kanë kryer vrasje me porosi të Vuçiqit, veçmas të kundërshtarëve të tij politikë”, ka deklaruar Musliu.

Musliu ka thënë se futja në listë të zezë nga SHBA e këtyre dy serbëve, është alarm për prokurorinë dhe institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat sipas tij, duhet vërtet të ndërmarrin hapa komfor qëndrimit amerikan. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë