Loading…

Eksperti i sigurisë: Veprim i ngutshëm i Kosovës, shpallja ‘non-grata’ e zyrtarit rus të UNMIK’ut

  • 05/01/2022 | 15:46

Eksperti i sigurisë: Veprim i ngutshëm i Kosovës, shpallja ‘non-grata’ e zyrtarit rus të UNMIK’ut

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të premten e ka shpallur non-grata një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.


Por ky veprim po konsiderohet i ngutshëm, nga njohës i sigurisë, Nuredin Ibishi. Ai i tha Ekonomia Online se zyrtarët e UNMIK-ut dhe ata të EULEX-it kanë imunitet, nga Kombet e Bashkuara e Bashkimi Evropian.

Prandaj sipas tij, Kosova nuk ka të drejtë që të marrë vendime të tilla dhe se duhet të kihet shumë kujdes.

Të drejtë për të shpallur një person non-grata, thotë ai Kosova ka vec në rastet kur i njëjti është zyrtar i një shtetit përkatës, por jo përfaqësues i misioneve si UNMIK e EULEX.

“Këtu është pak një dallim, duhet të jemi të kujdesshëm të mos ngutemi në kuptim të asaj. Ne kemi të drejtë non-grata shembull persona të përfaqësisë diplomatike apo të delegohen në Kosovë, siç ishte rasti me dy zyrtarë apo diplomat rus që ishin në zyrën e Federatës Ruse në Kosovë, aty kemi të drejtë”.

“Mirëpo kur ka të bëjë me personelin e EULEX-it, UNMIK-ut duhet të jemi të kujdesshëm dhe normal aty duhet konsulta për arsye se ata e kanë një imunitet edhe të Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht diplomatik, por edhe të Bashkimit Evropian ne këtë rast nëse flasim për EULEX-in”.

Ibishi thotë se duhet që të ketë konsultim për këso vendimesh, e sidmos tash kur Shqipëria është anëtare e OKB-së me mandat dyvjeçar, duke kërkuar që mos të bëhen gabime fillestare, ngase Rezoluta 1244 është ende në fuqi.

“Pra në këtë kuptim duhet pak një konsultë të bëhet, fatmirësisht Shqipëria tash është edhe kryesuese dy vitet e ardhshme pra nga data 4 tek Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara andaj kemi tash dyert e hapura të konsultohemi të mos bëjmë gabime fillestare dhe në këtë qasje”.

“Edhe pse realisht bëhen përfaqësuesit apo zyrtarët e UNMIK-ut, por edhe sisa të tjerë të Federatës Ruse por edhe të tjerë kanë bërë shkelje të rënda, mirëpo ato duhet të dërgohen në rrugë të mirëfillta çoftë mes Kombeve të Bashkuara adresimi, të kërkohet shkarkimi apo largimi i tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe nga aspekti i Rezolutës 12/44 që fatkeqësisht ende është në fuqi”.

Një zyrtar ndërkombëtar brenda UNMIK-ut, ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, i cili u shpall “non grata” nga Republika e Kosovës, ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale.

Përderisa Rusia pret që OKB-ja të marrë masa lidhur me vendimin e Kosovës, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova.

Kurse të dielën, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric deklaroi se UNMIK-u s’ka pranuar asnjë komunikim zyrtar nga institucionet e Kosovës për këtë vendim.

Po atë ditë, Sharr Jakupi, shef i stafit në MPJD, shkroi se kjo ministri e kishte njoftuar UNMIK-un për vendimin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë