Loading…
Eksperti i teknologjisë paralajmëron: Gjysmën e vendeve të punës do t’i zënë robotët
  • 10/01/2019 | 22:53

Eksperti i teknologjisë paralajmëron: Gjysmën e vendeve të punës do t’i zënë robotët

Gjysmën e vendeve të punës do të marrë inteligjenca artificiale përbrenda 15 viteve, sipas njërit nga ekspertëve kryesorë të Kinës së kësaj fushe.


Kai-Fu Lee, autor i librit më të shitur “Superfuqitë e Inteligjencës Artificiale: Kina dhe Rendi i Ri Botëror, i tha Daily Mail se bota e punësimit po përballet me një krizë të ngjashme si atyre të fermerëve gjatë revolucionit industrial, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për efektin që inteligjenca artificiale do të ketë në punën e tyre”, tha ai.

Ai beson se është e domosdoshme t’i paralajmërojë njerëzit  dhe t’u tregojë se si mund të fillojnë rikualifikimin.

Për fat të mirë, ai mendon se inteligjenca artificiale është e fuqishme dhe adoptueshme, por se nuk mund t’i kryejë të gjitha punët.

Lee beson se robotët nuk mund të krijojnë, konceptojnë apo të bëjnë planifikime strategjike komplekse, të ndërmarrin punë komplekse që kërkojnë koordinim të saktë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë