Loading…

Eksperti për Ballkan, Judah: Dialogu dobësohet nëse Thaçi jep dorëheqje

  • 30/06/2020 | 20:59

Eksperti për Ballkan, Judah: Dialogu dobësohet nëse Thaçi jep dorëheqje

Eksperti për Ballkan, Tim Judah ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi do të dobësohet nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje nga posti i presidentit, nëse vërtetohet aktakuza nga Haga, shkruan Gazeta Metro.


Judah ka thënë se pas dorëheqjes së Presidentit Thaçi palët nuk do të kenë negociues me forcë të njëjtë.

“Mendoj se dialogu do të dobësohet, pasi është e nevojshme që dy palët të jenë njëjtë të fuqishme. Zotëri Vuçiq, që kohë më parë konfirmoi forcën politike, aktualisht nuk ka partner të barabartë me të cilin mund të bisedojë. Supozoj që zotëri Thaçi nuk do të udhëheq dialogun, por nuk do të jetë kredibile që zotëri Vuçiq të negociojë me zotëri Hotin, kryeministrin. Duhet që dy palët të kenë njerëz të rangut dhe statusit të njëjtë”, ka thënë Judah për Zërin e Amerikës.

Sipas tij, është pak e besueshme që takimi i anuluar i Uashingtonit në fund të mbahet për shkak të situatës së paqartë lidhur me Thaçin dhe pasi zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrohen./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë