Loading…

Eksperti turk: Energjia e lëshuar prej lëkundjes 7.7 ballë, ekuivalente me 260 bomba atomike

  • 07/02/2023 | 19:11

Eksperti turk: Energjia e lëshuar prej lëkundjes 7.7 ballë, ekuivalente me 260 bomba atomike

Mediat turke shkruajnë se eksperti Okan Tüysüz ka paralajmëruar për tërmetin me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter, me qendër në Kahramanmaras.


Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ( AFAD ), një tërmet me magnitudë 7.7 ballë është regjistruar në orën 04:17 të ditës së djeshme në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras, ndërsa në orën 13.24, një tërmet i dytë me magnitudë 7.6 ka ndodhur në rrethin e Elbistanit.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 7 kilometrash nga toka dhe është ndjerë në shumë qytete, ndërsa ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.

Okan Tuysuz, në CNN TURK , ndau informacion të kujdesshëm në lidhje me ndikimin e dy tërmeteve të mëdha në Kahramanmaras, duke thënë se këto tërmeti nuk mendohet se mund të shkatojnë një tërmt në Stamboll, duke iu referuar një informacioni që po qarkullon në media e rrjete sociale.

“Prej 510 vitesh nuk ka tërmet në Pazarcik. Tensioni në këtë proces u çlirua nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë. Tërmeti i dytë ishte një tërmet i shkaktuar nga i pari, me magnitudë 7.6. Një numër i madh pasgoditjesh filluan të ndodhin në zonë. Ky aktivitet tërmetesh vazhdon edhe sot. Është një aktivitet që ka gjasa të vazhdojë për mjaft kohë.

Ka shumë gjasa që dy tërmetet të kenë shkarkuar energjinë e tyre dhe të mos ndodhë një tërmet më i madh. Pritet një tërmet në Stamboll, por nuk ka asnjë lidhje me këtë tërmet. Ka një degë tjetër në jug të Hatajit, Elbistan, ka mundësi që të jetë aty. Ende nuk është studiuar ndikimi i këtyre 2 tërmeteve në rajon”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë sa i përket dy tërmeteve shkatërrimtare, çlirimi i energjisë nga përplasja e pllakave tektonike është ekuivalenti me energjinë e 260 bombave atomike, ose shpërthimi i 5 milionë tonë dinamit.

“E shpreha këtë për të kuptuar magnitudën e tërmetit”, deklaron ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë