Loading…

Ekspertja e EULEX’it: Pa u zbardhur fati i të pagjeturve nuk do të ketë pajtim e paqe mes Kosovës e Serbisë

  • 07/08/2020 | 11:19

Ekspertja e EULEX’it: Pa u zbardhur fati i të pagjeturve nuk do të ketë pajtim e paqe mes Kosovës e Serbisë

Ekspertja e EULEX’it, Tarja Formisto po thotë se mijëra familje në Kosovë presin të mësojnë mbi fatin e të dashurve të tyre, e të pagjeturit janë temë në dialogun e rifilluar Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.


Formisto ka thënë çështja e personave të pagjetur është çështja e të drejtave të njeriut, një çështje që që familjarët kanë të drejtë dhe duan ta dinë se çfarë ka ndodhur me fatin e më të dashurit të tyre.

Sipas saj, çështja e personave të pagjetur nuk duhet të politizuar ose të jetë pjesë e agjendave politike.

Ekspertja e EULEX’it thotë se vazhdimi i punës për fatin e të pagjeturve do të mbështesë pajtimin në rajon mes Kosovës dhe Serbisë.

Krejt në fund Formisto thotë se pa adresuar këtë problem, pajtimi mes dy shteteve do jetë i vështirë dhe se nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

“Çështja e personave të pagjetur është çështje e të drejtave të njeriut. Është fjala për të drejtën e familjarëve të dinë, se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Kjo çështje nuk duhet politizuar ose të jetë pjesë e agjendave politike. Vazhdimi i punës për fatin e të pagjeturve do të mbështesë pajtimin në rajon. Pa e adresuar këtë, pajtimi do të jetë i vështirë e nuk do të mund të ketë një paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, tha Formisto për Deutsche Welle.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë