Loading…

Eksplodon shtëpia në Prishtinë, plagoset një grua

  • 02/12/2021 | 17:03

Eksplodon shtëpia në Prishtinë, plagoset një grua

Një bombol i gazit ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen Velania të Prishtinës, raporton një lexues.


Për pasojë lëndime trupore ka pësuar një grua dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas pamjeve të dërguara shihet se nga shpërthimi kanë ndodhur edhe dëme materiale.

“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombole gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Po ashtu janë shkaktuar edhe  dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola”, tha Borovci i Policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë