Loading…
Eksportet e Bosnjes janë ulur për 40 milionë marka boshnjake që kur Kosova vendosi taksën
  • 09/04/2019 | 23:13

Eksportet e Bosnjes janë ulur për 40 milionë marka boshnjake që kur Kosova vendosi taksën

Kanë kaluar më shumë se 4 muaj që prej kur Kosova i vendosi taksë 100 përqind Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Ndërsa, eksporti i këtyre të fundit është ulur për 40 milionë marka boshnjake që prej atëherë, transmeton Gazeta Metro.


Nga muaji nëntor i vitit të kaluar e deri në mars të këtij viti, eksportet arritën në një shumë modeste, rreth 7.35 milionë marka boshnjake, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 47.57 milionë.

Siç shkruan media boshnjake Sarajevo Times, në krye të produkteve që eksportoheshin më shumë kanë qenë ato të hekurit dhe çelikut, këpucët, prodhimet farmaceutike, druri dhe produktet e  tij, si dhe qumështi dhe prodhimet që vijnë nga ai, përcjell Gazeta Metro.

Në bazë  të këtyre të dhënave, Faruk Hadzic, një ekonomist boshnjak, beson se Bosnje e Hercegovina do të duhej deri tani të merrte masa, pasi që në këto raste, ato janë shumë të rëndësishme.

“Kjo është një shumë e rëndësishme e parave: 40 milionë janë shumë, ato janë paratë që duhej të hynin në Bosnje dhe të shkonin në të mirë të eksportuesëve, ka thënë ai.

Sipas tij, vendi është dashur që në një mënyrë apo tjetër t’i mbrojë kompanitë, por thotë se nuk ka pasur aspak përkrahje për prodhuesit.

Ndryshe, Qeveria Haradinaj i ka vendosur taksë 100 përqind produkteve serbe e boshnajke nëntorin që lam pas dhe që atëherë, BE dhe SHBA vazhdimisht kanë bërë thirrje për heqjën e saj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë