Ekspozita ” Luftë kundër harresës” e fotografit Asllan Krasniq, do të hapet me 17 shkurt duke filluar nga ora 19:00 në Muzeun e Kosovës.
Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta me rastin e 27 vjetorit të themelimit të saj do të paraqesë para publikut ekspozitën “Luftë kundër harresës”, shkruan KultPlus.
Fotografitë të cilat do të ekspozohen janë të realizuara nga fotografi Asllan Krasniqi. Ai njihet për realizimin e fotografive gjatë eksodit shqiptarë ku ka kapur rreth 15 mijë pamje. Kurse qëllimi i ekspozimit të tyre nga shoqata është që të mos harrohet së ç’farë ka ndodhur në të kaluarën.
Ekspozita do të hapet me 17 shkurt duke filluar nga ora 19:00 në Muzeun e Kosovës. /gazetametro.net