Pas Alush Shimës, tashmë një tjetër piktor krijimtaria e së cilit shtrihet më së shumti para viteve 90-të do të ekspozojë piktura të Enver Hoxhës në Galerinë Kombëtare të Arteve në Kosovë.
Eshtë Zef Shofi do të sjellë për publikun kosovar, një pjesë të zgjedhur nga krijmitaria e tij mes viteve 1956-2014. Këto vepra vijnë si pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe koleksionit privat të artistit. Zef Shoshi është një nga artistët më në zë të arteve pamore të shekullit të XX në Shqipëri, pjesë e grupit të piktorëve kryesorë të Realizmit Socialist në Shqipëri.
Ai është i njohur për tablotë e tij kompozicionale me tema të ndryshme nga historia, nga klasa punëtore dhe bujqësia, tema në mbështetje të propagandës shtetërore komuniste, si dhe një seri tablosh kushtuar figurës së Enver Hoxhës.Ekspozita do të hapet me 30 mars 2017, ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 30 mars – 30 prill 2017.
Zef Shoshi ka lindur në Tiranë me 19.02.1939. Ka mbaruar me rezultate shumë të mira Liceun Artistik të Tiranës dhe më pas ka vazhduar studimet për katër vite radhazi në Leningrad (St. Peterburg) në Rusi. Është diplomuar në Institutin e Arteve të Tiranës në vitin 1962. Ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha manifestimet artistike të vendit dhe ka fituar shumë çmime në pikturë. Në vitin 1979 ka marrë Çmimin e Dytë të Republikës, ndërsa në vitin 1983 ka marrë titullin “Artist i merituar”. /gazetametro.net