Loading…

Ekspozitë kushtuar shenjtërimit të Nënës Terezë

  • 08/11/2016 | 17:47

Ekspozitë kushtuar shenjtërimit të Nënës Terezë

Në ekspozitë është paraqitur edhe një portret gjigante i Nënës Terezë. Ky portret është punuar nga 56 autorë dhe i njëjti është i përbërë nga 87 piktura. Këto piktura simbolizojnë moshën e Nënës Terezë.

Dekani i Fakultetit të Arteve, Miftar Mehmeti, ka thënë se kjo është ekspozita e tretë e këtij lloji. Ekspozita e parë sipas Mehmetit është mbajtur me rastin e 100-vjetorit të Nënës Terezë, si dhe në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Hapja e kësaj ekspozite u bë sot me 8 nëntor 2016 dhe do të vazhdojë disa ditë. Ekspozita mbahet ne hollin e rektoratit të Fakulteve të Arteve në Tetovë.

Kjo ekspozitë u bë për ta nderuar figurën e Nënës Terezë.  Shën Tereza siç nihet tani në botë është edhe fituese e çmimit Nobel për paqe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë