Loading…

Ekspozitë në Prishtinë për puçin kundër Erdoganit

  • 01/11/2016 | 20:32

Ekspozitë në Prishtinë për puçin kundër Erdoganit

E titulluar “Përshëndetje nga Kosova për Turqinë dhe Demokracinë: Fotografitë e AA-së”, ekspozita është organizuar nga Instituti nga Turqia “Junus Emre” – dega në Prishtinë. Ky institut është krijuar me dekret të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2007.

Instituti në fjalë, është një organizatë jo-fitimprurëse, e cila është themeluar nga qeveria turke dhe është e shtrirë në më shumë se 30 shtete të botës, raporton Insajderi.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, drejtori i Institutit Mehmet Ulker ka bërë të ditur se janë shfaqur 52 fotografi nga nata e tentim grusht shtetit.

“Këto foto kanë rëndësi të madhe, sepse ato tregojnë pasojat e grushtit të shtetit dhe tradhtinë ndaj demokracisë në Turqi”, shtoi ai.

Ndërkaq, Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kilic vlerësoi përpjekjet e qytetarëve turq që të ruajnë demokracinë.

“Fotot e Agjencisë Anadolu të cilat janë ekspozuar këtu, përshkruajnë ngjarjet e asaj nate dhe luftën e  madhe për demokraci”, tha Kilic.

Ekspozita do të zgjasë deri më 12 nëntor, raporton Insajderi.

Grusht shteti i 15 korrikut në Turqi la të vdekur 241 njerëz dhe rreth 2,200 të plagosur. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e akuzon klerikun turk, njëkohësisht kundërshtari i tij më i madh politik, Fethullah Gulen, për tentim puçin.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë