Loading…

Ekspozitë personale e Zef Shoshit në Galerinë Kombëtare të Kosovës

  • 28/03/2017 | 17:25

Ekspozitë personale e Zef Shoshit në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë 2017,si dhe në kuadër të bashkëpunimit mes Galerisë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë dhe Galerisë Kombëtare të Artit, Tiranë, bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit shqiptar Zef Shoshi.


Këto vepra vijnë si pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe koleksionit privat të artistit.

Zef Shoshi është një nga artistët më në zë të arteve pamore të shekullit të XX në Shqipëri, pjesë e grupit të piktorëve kryesorë të Realizmit Socialist në Shqipëri.
Ai është I njohur për tablotë e tij kompozicionale me tema të ndryshme nga historia, nga klasa punëtore dhe bujqësia, tema në mbështetje të propagandës shtetërore komuniste, si dhe një seri tablosh kushtuar figurës së Enver Hoxhës.

Konferenca për shtyp do të zhvillohet më 29 mars 2017, ora 11:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Ekspozita do të hapet më 30 mars 2017, ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, dhe do të qëndrojë e hapur nga deri më 30 prill 2017./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë