Loading…

Ekspreti për Ballkan Judah, e quan xhuxh politik Avdullah Hotin

  • 30/06/2020 | 21:44

Ekspreti për Ballkan Judah, e quan xhuxh politik Avdullah Hotin

Eksperti për Ballkan, Tim Judah duke folur për vazhdimësinë e dialogut Kosovë- Serbi ka thënë se nëse vërtetohet aktakuza ndaj Hashim Thaçit, dialogu do të dobësohet, ndërsa Avdullah Hotin e ka quajtur xhuxh politik në krahasim me Presidentin serb Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.


Judah ka vlerësuar se është pak e besueshme që takimi i anuluar i Washingtonit në fund të mbahet për shkak të situatës së paqartë lidhur me Thaçin dhe pasi zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrohen.

Eksperti për Ballkan, Tim Judah ka thënë se Kryeministri Hoti në krahasim me Vucicin është xhuxh politik.

Nuk e di se në cilin format mund të ndodhë kjo. Nuk është e çartë se çfarë përkrahje do të ketë në Evropë zotëri Thaçi, me përjashtim të kryeministrit shqiptar. Nëse kancelarja Merkel dhe presidenti Macron do të duan të shihen me të, që t’ia zgjasin dorën? Nëse nuk do të mund të shkojë në Paris, atëherë kemi problem. E keni zotëri Vuçiqin dhe, pa dashur të fyej zotëri Hotin, ai në krahasim me Vuçiqin është xhuxh politik. Mendoj se ky problem nuk është zgjidhur ende as në Paris, as në Berlin, Prishtinë apo Beograd”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë