Loading…

Si lidhen fjalët e Daut Haradinajt për luftë me mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë

  • 25/04/2017 | 18:21

Si lidhen fjalët e Daut Haradinajt për luftë me mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbia atëherë Kosova dhe Ballkani do të destabilizoheshin.


Ai i ka komentuar edhe deklaratat e Daut Haradinajt për luftë, duke shtuar se nuk ka qenë paralajmërim, por paralajmërim se dikush po synon destabilizimin e vendit përmes rastit të Haradinajt.

“Ekstradimi ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi, nënkupton destabilizim të Kosovës e Ballkanit – Kjo nuk është në favor të asnjë komuniteti. Paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. Ai reagim ka qenë vetëm një paralajmërim se dikush po tenton me nxit diçka jo të mirë në Kosovë, përmes rastit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë”, ka shkruar Lekaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Lekaj ka kërkuar nga qytetarët serbë të Kosovës që të mos bien pre e lojërave të Serbisë.

Sipas ish-kryetarit të Gjakovës, askush më shumë se lideri i AAK-së nuk është angazhuar që të integrohen komunitetet në Kosovë.

“Askush me shumë se Ramushi nuk është angazhuar që të integrohen komunitetet në jetën institucionale të Kosovës. Prandaj zërat dhe intrigat e tipit të “kallëzimit penal” siç paskan paralajmëruar disa “përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serb” kundër deputetit, Daut Haradinaj nuk janë asgjë më shumë se tendencë e dikujt për t’i rikthyer në pikën zero të arriturat në procesin e integrimit të këtij komuniteti në Kosovë. Leni lojërat që nxisin urrejtje, e merruni me angazhime që e rregullojnë jetën e qytetarëve tuaj në Kosovë”, thuhet në publikimin e deputetit Lekaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë