Loading…

Ekstradohet në Bosnje nga Kosova, personi që kishte kryer një vrasje në Sarajevë

  • 10/06/2021 | 12:06

Ekstradohet në Bosnje nga Kosova, personi që kishte kryer një vrasje në Sarajevë

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar se është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë në Sarajevë, vitin e kaluar, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu ka njoftuar se ky person ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë.

“Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës”, ka shkruar Haxhiu ndër të tjerash në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë i ministres:

Është ekstraduar sot nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë personi i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë që kishte ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë. Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës.

Ky rast përbën një sukses të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, pavarësisht rrethanave politike. Gjithashtu, ky rast është tregues se nëpërmjet mekanizmave të fuqizuar të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale, individët e grupet kriminale nuk mund ta shohin Kosovën si vend për arratisje për t’i ikur drejtësisë, e as si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë