Dy vëllezërit nga Kosova, kanë zënë ballinat e medieve kryesore botërore për sulmin e planifikuar në qendrën Oberhausen “Centro” në Gjermani. Ky rast është i dyti me radhë pas atij të Arid Ukajt, i cili më (2) dy mars të vitit 2011-të kishte kryer sulm terrorist në aeroportin e Frankfurtit, me ç’rast i kishte vrarë dy ushtarë amerikanë.
Dy vëllezër nga Kosova, njëri 31 dhe tjetri 28 vjeç, janë arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet gjermane të dyshuar se po planifikonin të kryenin një sulm terrorist në një nga qendrat më të mëdha tregtare të Gjermanisë. Ndërsa, prangosja e dy kosovarëve, identiteti i të cilëve akoma nuk është bërë i ditur, i ka mbuluar ballinat e medieve më prestigjioze botërore.
Gazeta amerikane “The New York Times” gjatë ditës së premte ka raportuar për arrestimin e dy shqiptarëve në Berlin, të cilët po planifikonin të kryejnë akt terrorist në qendrën Oberhausen “Centro”, qendër kjo e cila gjendet pranë kufirit me Holandën. Ky rast është i dyti me radhë pas atij të Arid Ukajt, i cili më (2) dy mars të vitit 2011-të, kishte kryer sulm terrorist në aeroportin e Frankfurtit, me ç’rast i kishte vrarë dy ushtarë amerikanë.