Një vrasje me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin e Shqipërisë mbrëmjen e kësaj të shtune ku është ekzekutuar ish-drejtori i policisë së Vlorës, Artan Çuku, transmeton Gazeta Metro.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin ku ndodhi krimi, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Artan Çuku ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013. Viktima e atentatit, Artan Cuku ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të policisë për krimet e rënda në Tiranë./gazetametro.net