Loading…

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

  • 08/12/2016 | 18:01

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar në zonën në Toronto të Kanadasë

Ardian Kaloshi është ekzekutuar me plumb në kokë në zonën East York të Torontos.

Policia kanadeze thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:52 në mbrëmjen e së mërkurës, kur u raportua për të shtëna dhe kur mbërritën në vendngjarjen gjetën të shtrirë përtokë Kaloshin me plagë të rëndë në kokë.

Hetuesi Mike Patterson ka thënë se rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, sipas orës lokale, është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë.

“Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë”, ka thënë Patterson.

Kaloshi u dërgua me urgjencë në spitalin, por disa minuta më vonë mjekët e deklaruan të vdekur.

Kaloshi ishte i njohur për policinë pasi kishte një të kaluar kriminale. /gazeta metro.net

 

 

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë