Loading…

Ekzistojnë incizime satelitore të vrasjes së Ivanovic, kush po i fshehë ato |FOTO

  • 08/05/2018 | 11:21

Ekzistojnë incizime satelitore të vrasjes së Ivanovic, kush po i fshehë ato |FOTO

E veja e Oliver Ivanovic, Milena, ka thënë se dikush po tenton të fsheh të vërtetën për atentatin ndaj burrit të saj. Ajo ka thënë se ka shumë gjëra të palogjikshme dhe arsyetime të rreme lidhur me incizimet satelitore, për të cilat thuhet se nuk ekzistojnë.


E veja e politikanit të ndjerë serb nga Mitrovica e veriut në Kosovë, beson se arsyetimet dhe kundërshtitë lidhur me incizimet satelitore tregojnë se është penguar hetimi.

“Kam informacionin të cilin edhe presidenti Aleksandar Vucic e zbuloi në intervistë, e kjo është se incizimi satelitor nuk ekziston sepse atë ditë kishte mjegull. E dini shumë mirë që unë atë ditë e kujtoj si asnjë ditë tjetër në jetën time, dhe e kujtoj shumë mirë se atë ditë nuk kishte fare mjegull. Poashtu më duket jo logjike që incizimin satelitor të e pengojë mjegulla. Nuk shkon kjo, dhe nuk më pëlqen. Si laike po pyes se si pra në Londër ku brenda një viti ka 300 ditë me mjegull, satelitët punojnë pa ndalë”, ka thënë ajo për Kuririn serb, përcjell gazetametro.net.

Me këto njohuri dhe kundërshtitë e shumta, Milena Popovic Ivanovic pranon se është e zhgënjyer.

“Mund vetëm të supozoj. Por kjo nuk ka logjikë, nuk më pëlqen si po shkon kjo punë. Më pengon kur e dëgjoj dhe ka frikë se dikush diku po përpiqet të e fsheh të vërtetën rreth vrasjes së Oliverit”, deklaroi ajo.

Presidenti serb ka thënë se Beogradi ka parë “disa indikacione të çuditshme” për këtë rast.

“Kur kërkuam incizimet satelitore na thanë se ishte ditë me mjegull dhe qielli i mbuluar me re. Nuk i morëm incizimet që të e vërtetojmë këtë. Sepse me ato incizime do vërtetonim gjithçka”, tha ai.

Sipas tij në ato incizime shihet gjithçka, nga djegia e veturës që u përdor nga vrasësit e deri te drejtimi nga u larguan ata.

“Është qesharake se nuk mund të shihet përmes këtyre xhirimeve. Dhe se mu në atë moment kamerat nuk kanë punuar, e kanë punuar. Dhe mijëra gjëra të tjera që ishin të çuditshme… Gjithçka ishte e çuditshme që prej fillimit, shërbimet tona kishin indikacione të ndryshme, po kërkojnë prova. Jam i sigurt që kjo nuk mund të mbetet e pazbuluar përgjithmonë. E njerëzve dua tu them se gjithçka prej fillimit të hetimit ishte në duar të shqiptarëve, edhe atë me urdhrin e të huajve. Prej fillimit deri në fund”, ka thënë Vucic.

Avokati i Ivanovic: Me apo pa mjegull, të na japin incizimet

Avokati i Ivanovic, Nebojša Vlajić, vlerëson se sqarimi se për motin me mjegull nuk është i qëndrueshëm.

“Nuk e di a po fshehin diçka, por më kujtohet se ishte ditë e kthjellët. Por, edhe sikur të ishte me mjegull dhe me vranësira, le të na i japin ato incizime, dhe të e shikojmë atë mot që nuk shihet asgjë. Por jo, ato nuk i japin incizimet. As familja dhe as unë si avokat i Ivanovicit nuk kemi marrë kurrfarë informacione. Është koha e fundit që të na thonë diçka, dhe kohë është që Beogradi të thotë diçka sepse kështu do të shtyjë Prishtinën që flas për hetimin e vrasjes”, ka thënë Vlajic

Oliver Ivanovic u vra më 16 janar të këtij viti në orët e hershme të mëngjesit derisa po hynte në selinë e partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë