Loading…

‘El Chapo femër’: Fakte të pabesueshme rreth ‘mbretëreshës së kokainës’

  • 13/11/2021 | 16:12

‘El Chapo femër’: Fakte të pabesueshme rreth ‘mbretëreshës së kokainës’

Një kriminele nga Guatemala e quajtur “El Chapo femër” zhvilloi një fushatë terrori në një hark kohor prej disa vitesh, duke e bërë atë nga kandidate për kryetare bashkie në “Mbretëreshë të kokainës.”


Marixa Lemus Pérez, e njohur me pseudonimin “La Patrona”, bossja femër, ndërtoi një perandori kriminale përmes vrasjeve gjakftohta dhe trafikut të drogës në një qytet të vogël të Amerikës së Jugut.

“La Patrona” u kap nga policia pas arratisjes së saj të parë nga burgu në vitin 2016.

Në vitin 2017 ajo u burgos përgjithmonë, pasi u dënua me 94 vjet burg për një sërë krimesh brutale që kishte kryer.

Por para se të burgosej, në vitin 2011 Marixa kandidoi për kryetare bashkie.

Motra e Marixa kishte organizuar një takim me njerëz nga komuniteti lokal teksa po bënin fushatë të dyja.

Po atë ditë, një grup njerëzish të armatosur me armë gjahu dhe AK-47 hapën zjarr në takim duke vrarë tetë persona duke përfshirë edhe motrën e Mariksës, Mayra.

“Fytyra e saj ishte shkatërruar dhe ajo ishte e shtrirë në një pellg gjaku,” tha Marixa për Vice News.

Vrasjet tronditëse do të njiheshin si “masakra në Los Cuernos”.

Të qenit kryetar bashkie ishte një biznes familjar, pasi vëllai i Mariksës, Magno e mbajti këtë post derisa vdiq në vitin 2009 nga një atak në zemër.

Gjërat shkuan keq e më keq pqr “La Patrona” dhe ajo u burgos në vitin 2015. Edhe 6 ish-pjesëtarë të policisë u arrestuan si pjesë e bandës së Mariksës.

Por karriera e saj kriminale nuk kishte mbaruar ende.

Në vitin 2016 ajo tentoi të arratisej duke u hedhur mbi murin e burgut me ndihmën e të burgosurve të tjerë, por u arrestua pak më vonë.

Vetëm një vit më vonë, ajo tentoi një tjetër arratisje nga një burg ushtarak, këtë herë e veshur si roje.

Kur autoritetet më në fund e gjetën dy javë më vonë, ajo ishte në El Salvador.

Arratisjet nga burgu

Pas 4 viteve në burgun e grave në Santa Teresa në Guatemala, Marixa tha se ende po përpiqet të fitojë lirinë e saj.

“Dua të rihap çështjen time,” i tha ajo gazetës Vice News.

Për shkak të dy arratisjeve të saj të suksesshme nga burgu, Mariksës iu dha emri “El Chapo femër”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë