Loading…

“El Pais” parashikon fituesin e çmimit “Oscar” për filmin më të mirë të huaj

  • 01/11/2016 | 18:27

“El Pais” parashikon fituesin e çmimit “Oscar” për filmin më të mirë të huaj

Gazeta spanjolle parashikon fituesin e çmimit prestigjioz Oscar, për filmin më të mirë të huaj. Sipas tyre këtë nder do ta ketë filmi spanjoll “Julieta” nga Almodovar. “El Pais’’ beson që ky film do të triumfojë në përzgjedhjen që do të bëhet.

Në këtë listë El Pais ka futur edhe filmin “Toni Erdemann” nga Gjermania dhe “Desde alla” nga Venezuela. Në listën që ka krijuar kjo gazetë, nga të gjithë filmat dallohen edhe filmat nga Rumania, Argjentina, Kili, Franca, Bosnja Hercegovina, Austria dhe Italia, shkruan KultPlus.

Edhe Kosova dhe Shqipëria këtë vit kanë nominuar filmat e tyre për kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, për ceremoninë Oscars për vitin tjetër.

Kosova ka nominuar “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari dhe Shqipëria filmin “Krom” me regjisor Bujar Alimanin. Këta dy filma shqiptarë do të jenë konkurrentë me 85 filma të tjerë në këtë kategori prestigjioze.

Vitin e kaluar Kosova u nominua për herë të parë nw kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër me filmin “Shok” të regjisorit Jamie Donoughue, por i cili nuk arriti të marrë atë çmim.

Njëherit kjo ishte  hera e parë në histori që Kosova hyri në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë