Në minutën e 91’të sulmuesi kosovar i siguroi 3 pikë shumë të vlefshme RCD Mallorca duke shënuar golin e tij të 19 këtë sezon në La Liga, transmeton Gazeta Metro.
Muriqi dërgoi në ekstazë tifozët e Mallorca me golin e shënuar që i siguron 3 pikët që mund edhe të konsideroheshin të humbura. Ai kishte humbur një penallti ndeshjen e kaluar që i kishte rënduar atij personalisht.
Mallorca kishte udhëhequr gjatë ndeshjes që në fillim ishte paraqitur me entuziazëm dhe kur u barazua rezultati e pritej që të nxirreshin një barazim goli i golgeterit kosovar ishte i mahnitshëm dhe definitiv.
Me këto tre pikë Mallorca mbetet dy pikë larg Elche dhe rënies nga liga superiore spanjolle./gazetametro.net