Loading…

Elefanti i quajtur ‘Bin Laden’ ngordh në robëri: Vrau rreth pesë njerëz

  • 18/11/2019 | 15:24

Elefanti i quajtur ‘Bin Laden’ ngordh në robëri: Vrau rreth pesë njerëz

Një elefant i quajtuar sipas udhëheqësit të ndjerë të Al Kaedës, Osama Bin Laden, ka vdekur në robëri pasi u kap nga një gjueti masive në Indinë verilindore, transmeton Gazeta Metro.


Kafsha e njohur me nofkën ‘’Laden’’, u përcoll për ditë të tëra nga oficerët e pylltarisë, pasi shkaktoi vdekjen e 5 fshatarëve, në pesë fshatra të ndryshme.

Shkaku i vdekjes ishte i paqartë, por një zyrtar i lartë tha se qeveria e shtetit kishte dërguar një ekip veterinerësh për të kryer një autopsi. Para vdekjes së krijesës, departamenti i pylltarisë planifikoi ta zbuste atë duke përdorur një regjim të diskutueshëm të stërvitjes e përdorur për elefantë më të rinj, si një formë torture.

Kafsha ishte e papërshtatshme për robëri, sepse besohej se ishte rreth 35 vjeç.

Afro 2300 njerëz janë vrarë nga elefantët në Indi gjatë 5 viteve të fundit, sipas shifrave zyrtare.Shumë prej tyre janë helmuar ose qëlluar nga vendasit, ose kanë vdekur në gardhe elektrike dhe hekurudha duke prerë rrugët e migracionit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë