Loading…

Elezi: Lindja e foshnjes në pllaka, proces normal

  • 07/05/2017 | 11:22

Elezi: Lindja e foshnjes në pllaka, proces normal

Lindja e një nëne edhe në korridor konsiderohet normale. Të paktën kështu deklaron përfaqësuesja e shoqatës së mamive në Kosovë.


Magbule Elezi, e cila është kryetare e kësaj shoqate, ka thënë për Ekonomia Online se një lindje e një nëne mund të ndodh kudo që ajo ndihet rehat.

“Lindja cilësohet normale dhe kudo që lind një nënë mjafton që ajo të ndihet komode… Mjafton të rikujtojmë kohën e kaluar kur nënat kanë lindur nëpër shtëpi, e gjatë luftës kanë lindur nëpër male”, ka thënë Elezi.

Madje sa i përket lindjes ajo ka thënë se ky proces mund të bëhet pa gjinekolg, duke thënë se një mami mund t’ia dalë mban vetë për të kryer procesin e lindjes së një nëne.

“Sigurisht që edhe në Kosovë, sikurse edhe në vendet e tjera, mamitë kryejnë vetë lindjen vetëm në rast të ndonjë ndonjë komplikimi të ndonjë gjinekologu dhe ne jemi duke e promovuar rolin e mamisë në mënyrë që një mami të kryejë një lindje nën kompetencat e saj”, ka thënë ajo.

Së fundi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka pasur një rast kur një nënë ka lindur foshnjen në pllaka, pasi sikur kanë thënë familjarët në atë moment askush nga personeli mjekësor nuk ndodhej për ta ndihmuar.

Por Elezi thotë se lindje të këtilla janë “gjëra që ndodhin”. Ajo i fajëson më shumë familjarët që i bëjnë këto raste skandaloze.

“Sa i përketë ‘skandaleve’ që kanë qenë ato janë se familjarët i kanë marrë në atë mënyrë. Lindja cilësohet se mund të kryhet kudoqoftë”, është shprehur ajo.

Ditë më parë Shoqata e Mamive të Kosovës, ka organizuar simpoziumin e parë për nderë të ditës ndërkombëtare të mamive, ku qëllimi i tij ishte që të promovohet puna dhe rëndësia e mamive në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë