Loading…
Eliminoni pikat e zeza nga fytyra për 5 minuta
  • 18/03/2019 | 21:49

Eliminoni pikat e zeza nga fytyra për 5 minuta

Pikat e zeza nuk janë diçka e panjohur për shumicën e femrve, pasi dalin në hundë, mollëza ose edhe në qafë, transmeton Gazeta Metro.


Këto pika nuk janë të dëmshme për lëkurën tuaj, por shumica që i kanë ndihen keq prej tyre, sikur kanë lëkurë jo të shëndetshme dhe me probleme.

Ato shfaqen për disa arsye, kryesisht për shkak të problemeve hormonale, lëkurës së yndyrshme ose edhe problemeve të tjera me lëkurën.

Por, për fat të mirë, ekziston një metodë natyrale për të “luftuar” pikat e zeza që ndonjëherë na shqetësojnë aq shumë.

Ekziston një maskë e thjeshtë dhe efektive që mund ta bëni në shtëpi dhe për të cilën ju duhen vetëm dy përbërës, gjysmë limoni dhe pak mjaltë.

Mënyra e përgatitjes:

Ndajeni gjysmën e limonit në dy gjysma dhe shtoni mjaltë në secilën pjesë. Pastrojeni fytyrën tuaj mirë, më pas fërkoni fytyrën tuaj me limon dhe mjaltë në zonën ku i keni pikat. Pas 5-7 minutash, lajeni fytyrën tuaj me ujë të ftohtë.

Ju do të shihni rezultatet menjëherë pas trajtimit, lëkura juaj do të jetë e butë, e pastër. Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë!/gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë