Loading…

Eliminuan e arrestuan qindra: Ushtria izraelite del nga bastioni i terroristëve Hamas, spitalin Shifa

  • 01/04/2024 | 14:07

Eliminuan e arrestuan qindra: Ushtria izraelite del nga bastioni i terroristëve Hamas, spitalin Shifa

Ushtria izraelite është tërhequr nga spitali më i madh i Gazas të hënën në mëngjes pas një bastisje dy javore në të cilën ka thënë se ka vrarë 200 anëtarë të grupit terrorist Hamas dhe ka arrestuar qindra tjerë, transmeton Gazeta Metro.


Ushtria izraelite (IDF) ka përshkruar aksionin e saj në spitalin Shifa si njëri nga më të suksesshmet në luftën e saj 6 mujore ndaj Hamasit. Në anën tjetër në Izrael janë zhvilluar protesta masive kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu të cilin e akuzuan se nuk po bën mjaftueshëm për ti liruar pengjet.

Izraeli ka thënë se eliminuar shumicën e Hamasit nga Gaza veriore dhe ka tërhequr disa mijëra trupa mirëpo dërgimi i pakove humanitare në këto lokacione mbetet sfidë ende, raporton The Associated Press.

IDF ka thënë se në mesin e të vrarëve në Shifa kanë qenë zyrtarë të lartë të Hamasit dhe grupe tjera të cilat ishin rikonsoliduar që nga nëntori./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë