Loading…

Engel e quan qëndrimin e SHBA’së absurd, kërkon të krijohet ushtria

  • 23/03/2017 | 15:18

Engel e quan qëndrimin e SHBA’së absurd, kërkon të krijohet ushtria

Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit, ka folur rreth politikës amerikane karshi Kosovës gjatë një takimi të këtij Komiteti.


Ai ka konfirmuar se SHBA-të aktualisht janë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës duke kërkuar që ky qëndrim të ndryshojë shpejt. Si arsye për këtë, ai ka përmendur armatosjen e vazhdueshme të Serbisë nga Rusia

Engel ka potencuar se Kosova, si vend i ri, duhet ta bëjë ushtrinë, duke shtuar se në anën tjetër Rusia po e armatosë Serbinë, transmeton Gazeta Express.

“Kjo mund t’ju duket e papritur zoti Kryetar, por nëntë vjet me radhë, si një vend i lirë dhe i pavarur, Kosova ende nuk ka ushtri. Kjo është një e drejtë sovrane, mirëpo ky është komb-shtet pa ushtri. Kosova ka një Forcë të Sigurisë të armatosur lehtë, derisa ushtria ruse po e pajisë vendin e saj fqinj”, ka thënë Engel.

Kongresmeni Engel ka potencuar se Kosova në fillim të këtij muaji bëri një hap të vogël drejtë krijimit të ushtrisë, legjislacioni i së cilës është dërguar në Kuvend.

“Të gjithë e dimë si shkon ky proces. Por, si do të jetë ushtria e Kosovës? Do të jetë multietnike, ashtu siç është Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës. Do të jetë partnere me vendet e perëndimit dhe NATO’n në ndjekje të stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar”, ka thënë Engel.

Me këtë rast ai ka konfirmuar se SHBA janë kundër ushtrisë së Kosovës aktualisht.

“Kosova, një vend  që ne e mbështesim dhe i cili na mbështet, kërkon atë që çdo vend tjetër në botë ka: një ushtri bazike, në të cilin qytetarët e saj mund t’i shërbejnë shtetit të tyre, e ndoshta edhe ushtrisë sonë nëse u jepet mundësia. Çfarë bëjmë ne? Ne po kritikojmë dhe po bëjmë kërcënime diplomatike. Po e bëjmë të qartë se ne nuk e mbështesim Kosovën që të bëjë ushtri tani. Kjo është absolutisht absurde dhe është një pozicion që ne duhet të ndryshojë shumë shpejt.

Anëtari i Komisionit ka thënë se derisa Kosova po ecë me hapa të ngadaltë drejtë themelimit të ushtrisë, ushtria në Serbi po përfiton dhe pajiset nga Rusia. Ajo ka marrë tanke të tipit “T-2”, luftarake “MIG-29”, sistemin raketor kundërajror “S-300”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë