Loading…

Elita Rudi i kthehet ekranit, në këtë televizion do ta shohim moderatoren

  • 29/11/2021 | 19:31

Elita Rudi i kthehet ekranit, në këtë televizion do ta shohim moderatoren

Elita Rudi ka bërë hapin e madh sa i përket rikthimit në ekranin televiziv.


Pas një pauze bukur të gjatë larg ekranit televiziv moderatorja kosovare ka vendosur të rikthehet fuqishëm.

Kësaj radhe Elitën do ta shohim në kanalin më të ndjekur shqiptar “Klan Kosova”.

Lajmin për këtë rikthim të madh e bëri vet Elita në profilin e saj në instagram, por edhe Adriatik Kelmendi i cili njoftoi rikthimin e sja në ekran.

“Zyrtarisht u riktheva!!!

Pas një pauze të gjatë po kthehem në botën e televizionit. Kam punuar gjatë për rikthimin tim në ekran, e tani ka ardhur koha t’ju njoftoj se në fillim të vitit 2022, do të shihemi bashkë përmes ekranit televiziv, për të cilin më ka marrë shumë malli. Detajet e projektit tim të ri do t’i zbulojmë bashkë hap pas hapi, e sot dua t’ju njoftoj se rikthimin tim do ta bëj në televizionin @klankosovaofficial . Kaq për momentin dhe faleminderit që keni pritur për këtë moment bashkë me mua💞. Stay tuned”, ka shkruar moderatorja Rudi.

Kujtojmë se Elita është  e martuar me reperin Gjiko dhe së bashku kanë dy fëmijë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë