Elon Reeve Musk është biznismen dhe investitor, njihet për aftësitë e tij menaxheriale dhe inteligjencën, ai ka arritur edhe një herë të bëhet personi më i pasur në botë, transmeton Gazeta Metro.
Themeluesi i kompanive ‘SolarCity’, ‘Tesla’ dhe ‘SpaceX, Elon Musk u bë përsëri njeriu më i pasur në botë, duke rrëzuar nga podiumi francezin Bernard Arnault.
Musk zotëron 14.11% të aksioneve të Tesla-s, sipas FactSet. Miliarderi i teknologjisë ka edhe më shumë se 40% të aksioneve në ofruesin e teknologjisë hapësinore ‘SpaceX’, raporton CNN.
Pasuria neto e Musk ishte rreth 187.1 miliardë dollarë që nga e hëna pas mbylljes së tregjeve, sipas Bloomberg, duke kaluar pasurinë prej 185.3 miliardë dollarësh të Arnault.
Arnault dhe Musk janë të afërt në sa i përket pasurisë që posedojnë, ndërsa mbetet të shihet cili nga këta do të qëndroj në krye të listës më shumë./gazetametro.net