Tom Cruise do të fluturojë në hapësirë ​​në vitin 2021 ku do të xhirojë filmin e ri, e gjitha kjo me ndihmën e Elon Musk dhe NASA, transmeton Gazeta Metro.
Filmi do të drejtohet nga Doug Lyman, me të cilin Cruz punoi në “Edge of Tomorrow”.
The Space Shuttle Almanac konfirmoi në Tëitter se anija kozmike Axiom, e pilotuar nga piloti Michael Lopez-Allegria, do të dërgohej në këtë mision në Tetor të vitit 2021, ku me vetëm do të ketë Tom Cruise dhe Lyman në bord.
Ndërsa NASA e konfirmoi përfshirjen e saj në këtë projekt që në fillim të vitit.
“NASA është e ngazëllyer për të punuar me Tom Cruise! “Ne kemi nevojë për personalitete të njohura të mediave për të frymëzuar brezat e rinj të inxhinierëve dhe shkencëtarëve për t’i bërë planet ambicioze të NASA-s një realitet”, shkroi administratori i NASA-s Jim Bridenstein në Tëitter.
Filmi, i cili nuk ka ende një emër, iu prezantua Universal përmes aplikacionit Zoom. Lyman aktualisht është duke punuar në skenar, ndërsa buxheti i këtij filmi pritet të jetë mbi 200 milion dollar./gazetametro.net