Loading…

Elon Musk talli keq Twitter: Këta do të censuronin Sokratin dhe patriotin amerikan Paul Revere

  • 06/07/2022 | 15:11

Elon Musk talli keq Twitter: Këta do të censuronin Sokratin dhe patriotin amerikan Paul Revere

Industrialisti miliarder i Tesla Elon Musk ka thumbuar keq rrjetin social Twitter – të cilin edhe e ka blerë dhe pritet të marrë kontrollin së shpejti – pas bllokimit dhe përjashtimit të disa figurave publike për opinionet e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Twitter shpesh është kritikuar për politikat e tyre të moderimit të publikimeve të shfrytëzuesve dhe është vërejtur dhe dëshmuar animi në një krah të opinionit publik. Opinionet konservatore e kanë pësuar më shpesh e më ashpër se nga krahu i majtë.

Së fundi në Twitter e pësoi psikologu kanadez Jordan Peteerson, i famshëm si figurë publike kur alarmoi dhe protestoi kundër imponimit të gjuhës nga institucione publike kanadeze. Ai u bë fenomen në botë për atë që konsiderohej guxim në mbrojtje të lirisë së fjalës.

Peterson kapi vëmendjen e Twitter kur postoi se mastektomia e kryer nga një mjek tek trans-mashkulli Elliot Page përbënte një krim. Ndërhyrja kirurgjike e heqjes gjinjve dhe vlerësimi si krim nuk përbënte shkelje për Twitter si mendim, por përmendja e emrit para tranzicionit të Elliot, asokohe Ellen Page.

Referimi i Elliot si Ellen publikisht tani përbën shkelje dhe Peterson u ndalua qasja deri në fshirjen e komentit të tij. Peterson e ka refuzuar këtë duke i sharë kompaninë dhe ideologjinë e tyre.

Është normë gati se t’i referohen transgjinorëve sipas gjinisë së tyre të preferuar. Tani e gjithë biografia e Ellen Page është përditësuar dhe rolet e saj në filma të njohur si Juno dhe Inception shkruhen si Elliot Page pas tranzicionit.

Ky ndalim ka nxitur zemërim në publik në një krah dhe fjala censurë dhe memet s’kanë të ndalur. S’kishte si të mos ndërhynte Elon Musk, fort aktiv dhe i kyçur në çështjet Twitter.

Ai kishte postuar një meme ku një llogari satirike e heroit amerikan Paul Revere që po censurohej nga Twitter në shekullin 18. Kjo thirrje e famshme e Revere që paralajmëroi popullatën e kolonive ishte një para deri tek fillimi i luftës revolucionare amerikane dhe pavarësisë së tyre.

Kontrolli i fakteve tallen në meme do të ndërhynte në thirrjen e famshme të Revere se “Britanikët po vijnë” duke këshilluar shfrytëzuesit të edukohen rreth përfitimeve të sistemit tatimor britanik.

Kjo e hapi derën thumbimeve të tjera ku një shfrytëzues tjetër postoi një meme të gjoja filozofit grek Sokratit, që poashtu do të pësonte nga Twitter për idetë e tij. Kontrolli i fakteve të Twitter do të reagonte me një këshillë për vendimin Athinës se si filozofi po korruptonte rininë e athinase, duke iu referuar dënimit me vdekje të filozofit grek me këtë arsyetim kot.

Elon Musk reagoi këtij shfrytëzuesi dhe e pranoi se Twitter ia ka tepruar me dënimet e mendimeve kundërshtuese./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë