Loading…

Elon Musk tentoi të ndërlidhë disi Kosovën me ‘referendumet’ e Putin në Ukrainë, shpejt ja hedh poshtë këshilltari i Zelensky

  • 03/10/2022 | 23:49

Elon Musk tentoi të ndërlidhë disi Kosovën me ‘referendumet’ e Putin në Ukrainë, shpejt ja hedh poshtë këshilltari i Zelensky

Miliarderi gjenial Elon Musk i njohur për shkathtësinë në biznes dhe në teknologji nuk përton të nxisë debat e kontroversë as në çështje gjeopolitike. Si zakonisht mjetin e preferuar e ka rrjetin social Twitter e këtë herë zemëroi ukrainasit, transmetoi Gazeta Metro.


Elon Musk që jo rrallë herë me postimet e tij në Tweeter ka shkaktuar kokëçarje edhe për qarqe politike këtë herë zemëroi qeverinë ukrainase me një anketë që e propozoi në Twitter rreth vullnetit politik popullor në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia.

“Ta provojmë këtë atëherë: vullneti i popullit që jetojnë në Donbas dhe Krime do të duhej të vendosë nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës.”

Shpejt iu përgjigj Mihail Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që e kritikoi për këtë tentim duke ia bërë me dije që me këtë po rrezikon të duket se po legjitimon siç i quan pseud-referendumet.

“A je duke provuar që të legjitimosh pseudo-referendume që u kryen nën kërcënim armësh e nën kushte persekutimi, ekzekutimi masiv dhe torturë? Nismë e gabuar.”

Musk iu përgjigj duke sqaruar se e mendoi si zgjidhje një votë në mbikëqyrjen e ndonjë organizate të besueshme. Më pastaj ai sqaroi më tej se e sheh si të përshtatshme qasjen si në Kosovë.

“Jo unë po sugjeroj që të votohet nën mbikëqyrjen e OKB’së (zgjedh entitetin politik tënd më të besueshëm ose shtetin)”. Më tej ai mori edhe shembull Kosovën në këtë diskutim në Twitter.

“Ndoshta një qasje e ngjashme me Kosovën”.

Nga e si e lidhi Musk këtë çështje me Kosovën si zgjidhje të ngjashme nuk u shpjegua më tej.

Podolyak ishte i durueshëm mund të thuhet, zyrtarë të tjerë ukrainas e shanë dhe e ofenduan Musk për këto qëndrime e diskutime në Twitter rreth situatës në Ukrainë.

Musk ka shprehur dhe ndihmuar hapur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë duke i dërguar dhe aktivizuar shpejt teknologjinë e tij StarLink që mundësoi internetin e ndërprerë në fushëbetejat e Ukrainës./gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë