Miliarderi Elon Musk vazhdoi të mërkurën të shpjegojë komentet që i ka bërë në fillim të javës rreth votimit për partinë republikane në zgjedhjet e nëntorit, duke shtuar se ai më nuk mundet të votojë partinë demokratike pasi është e konsumuar me urrejtje, transmeton Gazeta Metro.
Të martën miliarderi amerikan që është në vëmendjen e publikut amerikan pasi bleu rrjetin social Twitter dhe për kritikat e vazhdueshme ndaj partisë demokratike dhe administratës Biden. Ai të martën tha se “unë në shumicën e rasteve kam votuar për demokratët. Nejse, të jem i saktë, nuk jam i sigurt se kam votuar ndonjëherë për Republikanët. Tani në këto zgjedhje, do të votoj për ta”.
Musk kishte shtuar se Demokratët janë të kontrolluara nga sindikatat, për të cilat tha se janë “vetëm një formë tjetër e monopolit”.
Ai të mërkurën shpjegoi pse kishte votuar për Demokratët në zgjedhjet e kaluar dhe pse nuk mund t’i mbështesë në të ardhmen.
“Në të kaluarën kam votuar për demokratët, pasi ishin partia (në shumicën e kohës) e mirësisë. Por tani janë shndërruar në parti të ndasive & urrejtjes, kështu që më nuk mund t’i mbështes ata dhe do t’i votoj Republikanët. Tash, pritni shpalosjen e fushatës së truqeve të tyre të pista kundër meje” kishte shkruar ai në Twitter.
In the past I voted Democrat, because they were (mostly) the kindness party.
But they have become the party of division & hate, so I can no longer support them and will vote Republican.
Now, watch their dirty tricks campaign against me unfold … 🍿
— Elon Musk (@elonmusk) May 18, 2022
Thumbimi i Musk si duket ‘goditi në shenjë’ siç tha edhe vet të enjten në një tjetër koment në Twitter, pasi pati reagime të ashpra ndaj tij.
Judging by the relentless hatestream from the far left, this tweet was spot on
— Elon Musk (@elonmusk) May 19, 2022
“Sipas kësaj rrjedhe të paepur të urrejtjes nga e majta ekstreme, ky komenti i imi ka goditur në shenjë” ka shkruar ai të enjten.
Musk kishte folur edhe për çështje politike pashmangshëm pas blerjes së platformës së Twitter, një hapësirë publike e debatit që gjatë kohë e kritikuar për anim majtas, madje edhe censurim të të djathtës. Vet blerësi Elon Musk e ka kritikuar për këtë dhe ka premtuar se kjo do të ndryshojë.
“Megjithëse mendoj se një kandidat më pak përçarës do të ishte më i mirë më 2024’n, ende mendoj se Trump do të duhej të kthehej në Twitter”. Ai kishte shtuar më vonë se “gabimi i Biden është se ai mendon se është zgjedhur për të transformuar vendin, por aktualisht të gjithë duan vetëm më pak dramë”.
Musk kishte thënë si përgjigje ndaj kritikave se nuk po e blen Twitter e djathta por të moderuarit e qendrës të të dyja krahëve, dhe në Twitter e prirë nga ai as republikanët e as demokratët nuk do të mbeten të kënaqur./gazetametro.net