Loading…

Elton John preket me COVID-19, anulon dy koncerte në Shtetet e Bashkuara

  • 25/01/2022 | 21:20

Elton John preket me COVID-19, anulon dy koncerte në Shtetet e Bashkuara

Pavarësisht se u vaksinua me dozën e tretë, Elton John u infektua me koronavirus dhe u detyrua të shtyjë dy koncerte lamtumire në Dallas.


John “ka vetëm simptoma të lehta” dhe mezi pret të kthehet së shpejti në skenë dhe të vazhdojë turneun e tij të lamtumirës “Farewell Yellow Brick Road”.

Këngëtari 74-vjeç ishte planifikuar të performonte në skenë në Qendrën e American Airlines në Dallas më 25 dhe 26 janar dhe fansat duhet të mbanin biletat e tyre, pasi “datat e reja për koncertet e anuluara do të shpallen së shpejti”.

Muzikanti filloi turin e tij “Farewell Yellow Brick Road” në vitin 2018, duke planifikuar më shumë se 300 koncerte për tri vjet në mbarë botën.

Për shkak të shpërthimit të koronavirusit, ai shtyu shfaqjet në Shtetet e Bashkuara, të planifikuara për vitin 2020, të cilat vazhduan më 19 janar të këtij viti në New Orleans, si dhe koncerte janë planifikuar edhe në Hjuston, Çikago, Detroit, Toronto, Nju Jork dhe Majami.

Më herët, John njoftoi se do të shtynte koncertet evropiane në turneun e tij botëror deri në vitin 2023, në mënyrë që të mund të operonte një ijë të dëmtuar, përcjell AP.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë